Tani do të doni të flisni, por tani nuk ka kush të ju dëgjojë…publikohet poezia që…

0
211

Shpesh ndodh që në rrjetet sociale të gjesh copëza poezie, apo proze ku në to pasqyrohet realiteti shqiptarë. Vendi ynë ka probleme të shumta, e të shumtë janë ata që thonë se për këtë fajin e ka keqqeverisja, por a do të kishim këtë qeverisje nëse do ishim më të ndergjëgjshëm si qytetarë? A do të ishim në këtë gjendje nëse do të reagonim, do të protestonim për çdo padrejtësi që i bëhet vendit tonë? Në vendet demokratike qytetarët bëhen bashkë për një kauzë të caktuar dhe bëjnë thirrje për drejtësi sociale, e faktet kanë treguar se fuqia e protestave rrëzon qeveri, ndryshon sisteme, etj.

E kundërta ndodh në Shqipëri! Poezia e publikuar në rrjetet sociale e tregon këtë më së miri.

Poezia e publikuar në rrjetet sociale: 

Heshtën mësuesit, tani u mungojnë nxënësit…

Heshtën profesorët, tani u mungojnë studentët…

Heshtën punëdhënësit, tani u mungojnë punëtorët…

Heshtën prindërit, tani u mungojnë fëmijët…

Heshtën partitë, tani u mungojnë votuesit…

Tani do të doni të flisni, por tani nuk ka kush të ju dëgjojë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here