“Zonja deputete,
zotërinj deputetë,
të dashur qytetarë dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë.
Duke folur në këtë platformë, në mendje të vjen vetëm një pyetje, një kryepyetje për Edi Ramën: cila do jetë e keqja tjetër e radhës që ke parashikuar dhe planifikuar për shqiptarët?
Sot, me një logollogji të pafundme, mbulove aktin më të paprecedentë që voton në Parlament, mbulove kazmën në themelet e shtëpive të çdo shqiptari,te pronesise ne kete vend , mbulove ligjin me të cilin ti i lejon vetes, me një bandë punonjësish të papërgjegjshëm në OSHE, t’u rrëmbesh pronën themelore qytetarëve shqiptarë, t’u rrëmbeshë banesën, duke u bërë kështu i pari në historinë e planetit që i lejon vetes ta bësh këtë për një mall që shteti shet, në një kohë kur bota e qytetëruar atë e ka të zgjidhur me një rregull të prerë “po s’pagove nuk ta jap, s’të furnizojë” qoftë ujë, qoftë energji, qoftë çfarëdo utiliteti që ti merr.
Ke prurë këtu një ligj të cilin vetëm shpirti yt i zi, mendja jote e mbrapsht mund ta stiste të tillë, të autorizosh ti OSHE-në për të sekuestruar banesa, duke krijuar kështu shkallën më të lartë të pasigurisë të qyetetarëve shqiptarë. Me këtë ligj, asnjë qytetar nuk ka më të sigurtë strehën e tij, nuk ka më të sigurtë për fëmijët e tij banesën, shtëpinë që ka ndërtuar, pasi nesër nga kompjuteri i OSHE-së mund ti vinë çdo ditë miliona miliona gjoba të krijuara vetëm e vetëm për të mbushur arkën në mënyrën më banditëskë.
Ç’të keqe tjetër ti ke planifikuar tu bësh shqiptarëve? Pasi erdhe në pushtet me mashtrime të paimagjinueshme duke përdorur praktikën e etërve të tu, u premtove shqiptarëve shëndetësi falas, u premtove heqjen e TVSH-së për energjinë, se do ulej çmimi dhe e ke rritur atë me 24% dhe del këtu e thua se nuk është rritur por është ulur. Iu premtove legalizime falas, rrogën e 13-të dhe u ngrive rrogat.
Ç’të keqe tjetër ti ke planifikuar tu bësh shqiptarëve ti, që u mblodhe kriminelë dhe qelbësira të të gjitha llojeve dhe i vure në piedestal të pushtetit për të qeverisur më lehtë me ta.
Ç’të keqe tjetër ti ke planifikuar t’u bësh shqiptarëve, që liron ata të cilët shkrehin kallashet mbi gjokset e komisarëve të Policisë vetëm e vetëm për marrëveshje.
Ç’të keqe tjetër do u ofrosh ti shqiptarëve, përveç lidhjeve të tua të tmerrshme me krimin, fshehjes së marrjes peng të deputetëve.
Ç’të keqe tjetër do t’u ofrosh ti shqiptarëve sesa zbatimin e ligjit atij që që është aty (Kokëdhima) që shkel 10 ligje e ndërton sarajet bashkë me ty në Qeparo ndërsa të tjerëve u fut rruspat, që i kanë me leje, dokumenta dhe çdo gjë tjetër.
Ç’të keqe tjetër ti ke do t’u bësh ti shqiptarëve, në një kohë kur në Surrel ke ndërtuar sarajet ku vetëm pigmenti mureve kushton 70 mijë euro, mureve të jashtme pa llagoaritur bataljonin që ke aty për të të mbrojtur. Rruga që ka kushtuar për tu ndërtuar, në Surrel, 300 milionë lekë dhe asnjë km përtej Surrelit, se aty ndalet, se aty janë sarajet, kurse emigrantëve të mjerë shkon u fut rruspat.
Ç’të keqe tjetër ti do t’u bësh ti shqiptarëve, eçfarë zjene ajo mendja jote, nxirre. Të merret vesh ta dimë. Shkon dhe u katërfishon studentëve tarifat studentore dhe ja u hedh barrën të varfërve.
Ç’të keqe tjetër ti ke do t’u bësh ti shqiptarëve, që u rrit moshën e pensionit, njerëzve të cilët jetuan dhe vuajtën burgjeve në 45 vjet diktaturë.
Ç’të keqe tjetër mund t’u bësh fshatarëve shqiptarë ti që i detyron për të marrë një pension gjashtëfishin e kontributeve shoqërore me Erjonkën tëndë.
Ç’të keqe tjetër mund t’u bësh shqiptarëve ti, përveçse duke i përzënë çdo ditë me dhjetra me mijëra dhe nxjerr papagajt e tu nëpër televizione për të thënë se kanë ikur edhe më përpara. Po more zotëri, bashkimet familjare janë bashkime familjare, turp i atyre që i përmëndin. Ato janë akte humane të përcaktuara me ligje të të gjitha vendeve të lira, por azilet politike janë azile politike dhe merrni shifni statistikat. Dhe nuk është heqja e vizave ajo që i sjell këto. Jo. Se vizat nuk ishin në 11-tën, as në 12-tën ku s’kishte as 200-300 shqiptarë që kishin lërkuar azil politik. Janë këto të këqija që bien mbi shqiptarët çdo javë, çdo ditë nga ty me bandën që qeveris.
Ç’të keqe tjetër mund t’u bësh shqiptarëve ti, sesa të shpallësh check-upin e përgjithshëm dhe po shkjonë tani vetëm familjarët tuaj se nuk shkojnë më qytetarët. Dhe unë u bëj thirrje qytetarëve mos shkoni sepse është i dëmshëm, se asnjë vend i zhvilluar në botë nuk e bën atë dhe vetëm kjo lukuni do vjedh mbi ju, me kushurinjtë e vetë. Shihni pak sa janë doganat këto 3 muaj, 70% kanë rënë ato. Se ju s’ja u thonë. Janë përgysmuar detaksimi cigareve. E dini pse po ikën Croun Agents? Sepse kapën kontrabandë duke futur në makinën e mamasë së deputetit. Mamatë tuaja marrin 300 eurot e Ciprasit, pensionin e Ciprasit.
Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve ti, sesa të mbushësh burgjet dhe të arrestosh 38 mijë qytetarë në një vit. Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve ti, se sa ti detyrosh të varen në qeli nga torturat ç’njerëzore.
Ç’të keqe tjetër mund t’u bësh shqiptarëve, se sa t’u nxjerrësh nënën e vrasësit serial dhe t’ja u ngjitësh në pallatin e kryeministrit.
Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve, se sa të fshehësh kërkesat për ekstradim dhe të marrësh peng deputetin. Këto janë arsyet, këto janë të këqijat që përzenë shqiptarët nga Shqipëria. Dhe sot sjell ligjin për t’ja u lëkundur themelet e banesave.
Flet për energjinë ti. Po u ke bërë gjëmën. Ti je njëriu që ke firmosur marrëveshjen korruptive me CEZ-in. I fale CEZ-it 620 milionë euro fatura, të vërtetuara një më një dhe të pranuara nga CEZ, borxhe ndaj buxhetit të shtetit dhe ndërmarrjeve shqiptare. I fale CEZ-it claime të tjera të pranuara nga kompani dhe auditi ndërkombëtar, 3.2 miliardë dollar. I fale CEZ-it sepse të mbushi xhepat. Lexoja letrën që ke marrë nga avokati CEZ-it, mos e mbaj të fshëhte. Atë e kishim çështje të sigurtë plotësisht ne.se do ta fitonim por duheshe që ti të ndaje paratë me të tjerët dhe të firmosje marrëveshjen më korruptive që mund të ketë ekzistuar në historinë e vendit. I fale CEZ-it qindar mijëra gjoba të qytetarëve shqiptarë që u vuri me matësat. 620 mijë lekë matësi, duke ja u marrë matësin e parë. I fale CEZ-it transfertat e parave nga të katër anët e botës të taksapaguesve shqiptarë.
Çfarë të keqe tjetër do ti bësh ti këtij vendi me këtë ligj që sjell sot ja u numëron tani edhe gurët e shtëpive. Do t’u marrësh shtëpitë nëse s’paguajnë energjinë. Po këtë se ka bërë kush kurrë, as diktaturat më të egra nuk kanë shkuar deri këtu. Është njëlloj sit ë shpallësh de facto mekanizmin e konfiskimit të banesave të shqiptarëve. Duke qënë se na flet për suksese, të gjitha pa përjashtim ato që numërove këtu, është ajo qeveri që shave ti sot, që ka bërë që 28% e energjisë në Shqipëri të vijë nga burime të reja në një kohë kur 30 vjet me radhë nuk kishte një burim të vetëm. Po po HEC-et e reja. Është ajo qeveri që të la të gatshëm TEC-in e Vlorës dhe që sot e kësaj dite ske bërë asgjë. Është ajo qeveri që të la Unazën e Jugut de ti shkon në Zemblak dhe inauguron 3 herë fillimin e punimeve te nenstacioni që kam inauguruar unë përpara zgjedhjeve. Është ajo qeveri, e cila firmosi dhe bëri tenderat dhe vuri çmimin e linjës Kosovë – Tiranë – Prishtinë. Është ajo qeveri që të ka lënë gati linjën me Maqedoninë, Elbasan – Shkup. Çfarë ke bëri ti? Vetëm marrëveshjen e CEZ-it. U ktheve shqiptarëve aforfenë, që e kishin harruar. Mburresh për inkasimet. Po sigurisht, se po e gjobite tjetrin 600 mijë lekë fatura në muaj me aforfe, nga 200 mijë që paguanin normal, ti merr sa për tre familje, shtoji edhe 100 të tjera dhe dalin sikur po paguajnë 2 milionë familje. Ky është shtimi? S’është shtimi ky, kjo është gjoba e tmerrshme që u vë ti shqiptarëve, kjo është e keqja e radhës që bie mbi shqiptarët.
Javën tjetër do na sjellësh ligjin për arsimin. Edhe aty universitetet mbyllen për të varfërit, ose futen në borxh në një kohë kur ke premtuar se do rritesh ne 5,2 te PBB buxhetin për arsimin. Po ti ke alergji ndaj arsimit. Ndaj dhe koha është e përgjegjësisë po ti përgjegjësi nuk ke. Ti je shndërruar në një fatkeqësi kombëtare. Me një qeveri e cila çdo gjë tjetër mund të bëj por që nuk qeveris. Këta vjedhin gjithë ditën. Shihni tenderat e tyre, fiton i vëllai tenderat e ministrit dhe tani hidhet e propozohet për kryetar bashkie. Po na thoni një rast të vetëm kur ka ndodhur kjo? Jeni lëshuar në orgji e salltanete të paimagjinueshme. Po kur ka ndodhur një dasëm me dy raunde në kështjellë e stër kështjellë. Na rroftë mamaja! Vetë e tha që ma bëri mamaja dasmën, nuk e thashë unë. Juve nuk ju bën përshtypje se bëhet dasëm me paret publike në kështjellën e Gjirokastrës dhe ju bën se e përmënd unë.
Ç’të keqe tjetër do ti bësh Shqipërisë? I ke premtuar shërbim shëndetësor falas dhe ke shndërruar urgjencat në qëndra nekrofilie. Premtove reformën në arsim dhe solle “Lizat”. Po pse dënohet Liza dhe s’dënohet Moza kuqaloshe apo Mozën e ke mikeshë ti dhe s’mund ta dënosh. Po e dini që Moza merrte 6 mijë dhe jo 5 mijë euro sa Liza. Mos e dënoni Mozën, dënoni vetëm Lizën. Mbajtët 6 javë videon e hipotekës. Nxirri të gjitha videot që ta kanë mbushur zyrën nga të katër anët apo i përdor për të mbajtur peng punonjësit? Këto janë standartet”.
Replika pas fjalës së kryeministrit Rama:
Në këtë platform, kur je para publikut, kushti parë është që të kesh fyryrë. Problem është kur s’ke fytyrë se nuk ke çfarë thua. Tani po merrem me “të mirat” e mëdha që I ke bërë vendit. E “mira” e madhe që i ke bërë vendit janë mashtrimet e mëdha që I ke bërë, me të cilat i re Shqipërisë kryq e tërthorë duke premtuar punësim masiv dhe realizovë ç’punësim masiv. Me shifrat e Gjergjit tënd, që e vërtit sipas qefit tënd, del se papunësia u rit nga 12 në 18.6%. sot dhe shifrat e Komisionit Evropian, të cilin ne duhet ta pranojmë, thonë se papunësia e të rinjve në Shqipëri nga 22 ka aritur në 33%. Sot ka një tregues tjetër, dificiti I llogarisë korente. Merr studioje pak. Do të krenohesh shumë me të. Sese është rritur nga 12.6 në 25.6. E di çdo të thotë kjo? Se ekonomia është në prag të rrokullisjes.meqë më del këtu me shifra unë po të përgjigjem me shifra të tua, me Croun Agency dhe të drejtorisë së doganave. Këto 4 muaj doganat do ta mbyllin me 7.7 miliardë deficit, do ta mbyllin më pak, jo me planin, por 12% më pak se në vitin 2014. Të dëgjova se njoftove rritje të ardhurash. Iku ja mbathi (Rama). E vërteta e përze nga salla kreun tuaj krenar. Pra, Croun Agency ka zbuluar të gjitha skemat e vjedhjes në naftë, të cilën ju donit ta përzënit, ka zbuluar skenat e vjedhjes me konteiner. Ajo është “fajtore” se zbuloi vjedhjet. A e dini sa cigare është çdganuar? Këto 3 muaj është 120 ton më pak cigare e çdoganuar sesa tre mujori parë i vitit të kaluar. Dhe përveç kësaj është një anije 100 tonshe cigaresh që vërtitet nga njëri port në tjetrin se është e një deputeti. Midis jush është, gjejeni vetë. I juaji është. I ”lumturuat “shqiptarët. Merrnin 45 dollarë ndihmë ekonomike, shumë pak, zbriti në 16 dollarë sepse i shnderruat në ndihmë të pjesshme shumicën e tyre. E kuptoni që me 16 dollarë nuk blen dot as bukën. Ja u hoqët 20 mijë familjeve me një të rënë të lapsit ndihmën ekonomike. Sarajet në Surrel u përfunduan. 8 mijë objekte, locale, dyqane e shtëpi banimi prishët në të gjithë Shqipërinë.
Drejtori juaj i Portit të Vlorës është në kamp në Gjermani. Dhe u interesova konkretisht. Thashë si ka mundësi ky rrogtar në kamp. Më thanë se vetë ishte me rrogë po s’kishte asnjë tjetër në të gjithë rrethin e tij në punë. Nuk përballonte dot. Është reale. Shkoni pyesni është socialist.
Vijmë pak te “mirësia” eksodë. Se u ktheve tek etërit e tu. Ata iken me eksoda dhe ti do ikësh me eksoda. Është tjetër të shkosh të kërkosh punë është tjetër të shkosh të kërkosh azil politik. Është dallimi si nata me ditën. Në atë periudhën e keqe që thua ti, kishte 200-300 shqiptarë që kërkonin azil politik, kishte shumë që kërkonin punë. Por azili politik është krejt tjetër. Dhe me këtë fjalë që mbajte ti, fajin e paska Gjermania. Jo more zotëri nuk ka faj sepse nuk ka vend që të fton për azil politik. Azil politik do të thotë të marrësh rrugën e të jetosh mbi shpatullat e taksapaguesve të tyre dhe jo mbi djersën tënde. Mendon se me policë do ta rregullosh këtë. Absolutisht. Dhe nje here shiko difiçitin e llogarise korrente. Ajo është dyfishuar në mënyrë katastrofale. Dhe do të trefishohet, se ka arsye të forta.
Po ndalem në vitin 2012-2013, çfarë ndodhi. Kishte nje egërsim të varfërisë. Pse? Sepse ranë në mënyrë drastike remitencat, dhe në Shqipëri ishin 130 mijë familjë që kishin një lloj niveli në saj të atyre remitencave që merrnin u goditen.Ata Ne varfri jetonin. Remitencat filluan të paksoheshin por ato filluan të bien më shumë në vitin 2014. Dhe ju se përfillni fare këtë. Shikoni çbetejë po bën kryeministri në Greqi. Ai erdhi në krye me mashtrime si ti. Dhe tin ë vend që të merrje një masë për lëhtësim të këtyre shtresave ja u preve kotheren e bukës, i kalove në ndihmë të pjesshme, ja u shkatërrove bizneset masivisht. Sarajet e tua në Surrel ngrihen lart e më lart, rrugën e ndërtove vetë.
Të gjitha këto janë të këqija të mëdha por ti ke një problem të madh. Nuk ke ndjeshmëri ti ndaj të varfërve. Edhe me pensionet. Skema e parë bazohej ne solidaritetin dhe ishte ne rastine pensioneve esht ligj universal per pensionet , dhe skema e parë nuk përjashtonte mundësinë e pensionit më të madh por kerkonte që këto para që vendos do po të duash më shumë svendosi ne fonde private. Tani e hoqët këtë ju, të marrin sipas kontributit, por ai që ska aingelet në baltë ama. Cila është skema që keni krijuar? Eshte skema qe garanton nje grope se paku prej 50%te fondit te pensioneve. kjo skemë është e dënuartë falimentojë.
*Fjala në seancën e sotme parlamentare mbi projektligjin për sektorin e energjisë elektrike, sipas të cilit u merren shtëpitë qytetarëve që nuk paguajnë energjinë.