Parakalimi i gabuar, plagosen rëndë tre persona

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites këtë herë në aksin Elbasan-Librazhd.

Në vendin e quajtur Labinot Fushë, një automjet është përplasur me trafikndarësen.

Në aksident është përfshirë edhe një mjet tjetër.

Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i mjetit të parë të përfshirë në aksident.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Automjetet e përfshira në aksident janë të tipit ‘Benz’ me targë AA 132 PK dhe ‘Kia’ me targë AA 040 PV.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të aksidentuar drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.

Parakalimi i gabuar, plagosen rëndë tre persona

VIDEO/ Ndodh e pabesueshmja! Portieri pëson dy

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko