Presidenti i PE-së mesazh të fortë për Shqipërinë: Qëndro në rrugën europiane…

0
135

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli do të vizitojë Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë, vizitë e cila pason vendimin e BE për të mos çelur negociatat me BE. Sassoli do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut në fillim të javës që vjen, ndërsa vizitën e tij të parë në Shqipëria që pas marrjes së detyrës do ta kryejë më 2-3 dhjetor.

Para nisjes së vizitës, Sassoli ka një mesazh të qartë për dy vendet, publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit Europian, ndërsa i kërkon atyre të qëndrojnë në rrugën europiane.

“Vizita në Maqedoninë e Veriut, dhe shumë shpejt në Shqipëri, ka një rëndësi të madhe për mua personalisht në këtë moment. Ne e dimë që popullsia në të dy vendet është zhgënjyer shumë nga dështimi i Këshillitpër të rënë dakord për hapjen e bisedimeve të pranimit për shkak të vetos së disa shteteve anëtare. Ne e kuptojmë dhe e ndajmë këtë zhgënjim. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë zbatuar reformat që ne kërkuam prej tyre dhe tani meritojnë të shpërblehen për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme. Për më tepër, dua t’u bëj thirrje qytetarëve dhe veçanërisht brezit të ri:

Mos shuani shpresën, ju lutemi qëndroni në rrugën evropiane. Parlamenti Evropian qëndron me ju. Me një shumicë të madhe votash, Parlamenti Evropian ka ritheksuar mbështetjen e tij të plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë një javë më parë. Ne nuk do të heshtim por i nxisim shtetet e BE të marrin një vendim unanimisht në favor të bisedimeve të pranimit në takimin e ardhshëm.

Ndërkohë, ne i inkurajojmë të dy vendet të vazhdojnë në rrugët e tyre të reformës. Jemi të bindur që, përkundër shtyrjes, kjo kohë nuk do shkojë kot. Reformat e kryera në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE janë në interesin më të mirë të vendeve dhe qytetarëve të tyre, dhe do të përfitojnë para së gjithash dhe brezin e ri që meriton një të ardhme më të mirë”,-deklaron Sassoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here