Zaptuesit-mbrojtës të Teatrit sipas ministres Elva Margariti?!

0
174

Zaptuesit-mbrojtes te Teatrit sipas ministres Elva Margariti?!

Elva Margariti, ministrja disa mujore e kulturës me një menfrego prej mendjeje të lehtë ka bërë këto ditë një deklaratë pothuaj absurde per fatin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ajo tha: Ata që po mbrojnë Teatrin nga shembja kanë zaptuar pronën publike. Ndonëse janë një grup njerëzish, disa prej tyre tashmë mund të quhen aktivistë, pasi lëvizja e Aleancës për Mborjtjen e Teatrit jua dha këtë privilegj, për shkak se rezistenca po i afrohet dy vjeçarit, pra këta njerëz janë audienca, publiku i qeverisë që drejton vendin. Nuk përdorim fjalën “besim”, pasi qeveritë në Shqipëri ngrihen me lista dhe jo sipas meritokracisë politike, a për shkak të anagazhimit publik. Aq më tepër arbitrariteti i ardhjes në krye të ministrisë së kulturës, i Margaritit nuk ka të bëjë fare me publikun. Kështu që ajo as që nuk mund t’ja ketë idenë e deklaratës që ka lëshuar, përpos të porositur për ta thënë në atë formë. Në fakt s’është hera e parë që dëgjojmë këtë artikulim nga pro shembësit qeveritarë të godinës së Teatrit Kombëtar. Deklarata vjen në një moment kur për këtë godinë tashmë ekizston një dosje shumëfaqëshe, e detajuar, në cdo sit të godinës, e cila i është dorëzuar Europa Nostras, një organizata kontraktuale që edhe me shtetin tonë, ka firmën për të paralajmëruar e mbrojtur monumentet nga rreziqet që i kanosen nga shumë faktorë, por as që mund të imagjinojë që mund të jetë vetë qeveria rreziku më i madh. Megjithatë ka pak ditë, që një grup aktivistësh nga Aleanca kanë sjellë lajmin e pranimit të aplikimit, që do të thotë frenim nga ana e qeverisë shqiptare e çfarëdolloj nisme shkatërrusee mbi këtë godinë, së paku pezullim shembjeje. Pikërisht në këtë moment përdoret nga qeveria Margariti. KOha e duhur, kur përdoren të gjithë ministrat për të hedhur shashkën e budallallëkut. Ministrja e re, mendon se punët e qeverisë janë lehtësisht të përballueshme.  E gjendur rastësisht në krye të ministrisë së kulturës, ajo duket se është entuziasmuar më tepër se ç’duhet nga kjo karrierë politike e papritur, dhënë si privilegj nga arredimi i shtëpisë së Ramës.

Në fakt Margariti duket si kontingjent i ri për t’ u përgatitur si deputete e re në PS, duke bërë emër e karrierë në një nga strukturat me arrogante të qeverisë, siç është minsitria e kulturës. Rama ja ka dalë që të shuajë zërat kundërshtarë të tij, sidomos që nga koha kur ishte mik e shok me Ardian Klosin, i cili pati shpurën e tij intelektuale pas, në një grupim me pretendime politike, pra për të përfituar nga pushteti politik përmjet aktivizmit të tyre në jetën publike. SHkurt ky grupim që dha mish e shpirt në mbrojtje të “idealit” që u kallzonte Rama, e këta që serviloseshin, dolën shumë shpejt të zhgënjyer prej tij. Kryeministri u dha për të lëpirë disa kocka të mbetura, pa shumë peshë, në qeverinë e tij, siç qe rasti i Mirela Kumbaros, për ta patur në dorë si levë për të realizuar flakjen e mëpasme, për ta djegur si figurë me një lloj “hakmarrje” të brendshme të Ramës. Nuk besojmë se Rama tani ndjehet plotësisht i qetë, pasi fantazma e këtij grupimi sillet për së gjalli rreth kokës së tij, duke paralajmëruar herë pas herë se çfarë është në gjendje të shembë. Këtë ujdi ndoshta nuk e arrijnë dot as me Teatrin. Ikja e Kumbaros dhe ardhja e Margaritit ndryshoi gjithë skemën e Ramës, për ta lëkundur shilarësin e tij nën një tjetër drejtim. Asgjë e re në teatër. Lëvizja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,  ndonëse prej muajsh, konkretisht prej korrikut, “jetojnë” në territoret e teatrit, ka çarë gjithë manipulimet e bëra deri tani përmes rezistencës, duke lexuar më qartë kush vërtetë kërkon jo vetëm zaptimin e truallit të teatrit, por dhe shembjen e tij reale. Deklarata e Margaritit është një kontradiktë e thellë, brenda një fjalie. Zaptuesit që mbrojnë Teatrin, cilët? Kush po e bën lojën në këtë rast? Nënvetëdija e Margaritit do lexohet më vonë, jo tani!/A.K standard.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here