Përse Brukseli dhe Delegacioni i BE në Tiranë fshehin të vertetat tronditëse për Teatrin?

0
125

Nga Petrit Vasili

Çeshtja e prishjes së Teatrit Kombëtar është ballafaqimi i shtetit të kapur nga krimi nga njëra anë dhe interesit më të lartë publik të mbrojtur aktorët dhe qytetarët nga ana tjetër.

Mbrojtësit qytetarë të teatrit kanë besuar me të drejtë në integritetin parimor të BE ndaj edhe i janë drejtuar asaj për ndihmë.

Edhe aspirata e shqiptarëve për integrimin europian bazohet pikërisht në vlerat e BE, te transparenca e saj, të papajtueshmëria me korrupsionin.

Por është vertet zhgënjyese që BE të kujdeset për qeveritë dhe jo për qytetarët.

Europa ka parë qeveri kuislinge, fashiste, naziste, të korruptuara të cilat janë larguar e zhdukur sepse vlerat e qytetarëve europiane kanë triumfuar.

Eshtë skandaloze që interesit të medias pikërisht portalit Exit.al për çeshtjen e Teatrit Komisioni Europian i përgjigjet se….nuk mund të përgjigjet sepse shkaktohen probleme deri edhe incident diplomatik.

– Po si mundet tu fshihen të vërtetat qytetarëve shqiptarë?

– Po si mund të mbulohet nga BE korrupsioni gjigand?

– Po si mund të bëjë kompromis BE me qeverinë dhe të fshehë të vertetat tronditëse?

– Në BE do të integrohet Shqipëria apo qeveria e saj?

– Kaq të rënda qenkan të vertetat sa publikimi sjell incident diplomatik?

– BE i interesojnë shqiptarët apo qeveria e tyre?

-BE është e interesuar që vjedhja shtetërore të ndalet apo i bëjnë alibi asaj duke fshehur të vertetat?

-A mund të hapë negociatat Shqiperia, kur lufta ndaj korrupsionit është një nga kushtet madhore?

– BE duke mbuluar të vertetat për korrupsionin e qeverisë shqiptare a pengojnë për përmbushjen e ketij kushti?

– Për BE-në, a ka rëndësi diplomacia burokratike formale apo vënia e gishtit në plagë për të vertetat e korrupsionit?

Përgjigja e këtyre pyetjeve ka rëndësi jetike për shqiptarët.

Shqiptarët nuk janë të verbër që tu besojnë pergjigjeve pa pergjigje, apo të pranojnë mbulimin e të vertetave si një realitet.

Megjithatë lexojeni me poshtë përgjigjen e dhënë nga Komisioni Europian për Exit.al:

“Publikimi i këtyre raporteve rigorozisht konfidenciale dhe për pasojë e pozicionit të Delegacionit të BE-së që përfshihet në të, do të minonte mbrojtjen e interesit publik në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe do të vinte në rrezik përpjekjet e mëdha të kryera për të vendosur marrëdhënie cilësore ndërkombëtare me Shqipërinë.
Për më tepër, publikimi do të minonte objektivin e politikave të BE-së në këtë vend, në veçanti në fushën e reformës së prokurimeve publike. Është në interesin e Komisionit të ruajë cilësinë e këtyre marrëdhënieve ndërkombëtare për të siguruar progresin e vazhdueshëm të reformave në Shqipëri dhe për të çuar përpara objektivat thelbësore politike në rajon.
Së dyti, duhet të theksohet se publikimi i këtyre raporteve mund të çojë në një incident diplomatik duke qënë se raportet në fjalë përmbajën qendrimin diplomatik dhe vlerësimin e BE-së në lidhje me gjendjen politike në Shqipëri, të cilat nuk janë bërë për t’ju komunikuar publikut.”

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here