Tjetër tërmet në Nepal, numri i viktimave arrin në 2000

0
153

NepalNjë tjetër termet goditi Nepalin gjatë ditës së sotme, pas atij të një dite më parë.

Numri i viktimave ka arritur në 2.200.

Autoritetet besojnë se ai do të rritet, pasi situata është ende e paqartë në zonat e thella malore, ku shumë rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e tokës.

Përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve vazhdojnë.

Shumë vende, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Bashkimi Europian, Kina, Pakistani dhe organizata kanë ofruar ndihmë.

Lëkundjet e ditës së sotme ishin 6.7 në shkallën Rihter.

Si pasojë e tyre në Everest janë shtuar ortekët dhe të paktën 17 persona kanë humbur jetën.

Viktima janë rregjistruar edhe në Indi, Bangladesh dhe në rajonin kinez të Tibetit.

Ky është tërmeti më i rëndë në Nepal, prej vitit 1934, ku humbën jetën 8500 persona.