Qeveria çpopulloi vendin!!! Deputeti bën publik qëndrimin: Mbroj interesat e …

0
176

Deputeti Lefter Maliqi përmes një postimi në rrjet ka sqaruar se është kundër qeverisë, sikundër mbron interesat e opozitës jashtë Parlamentit, demokratëve dhe socialistëve të ndershëm, të zhgënjyer nga Rilindja e lidhur me krimin.

Maliqi shkruan se qeveria çpopulloi vendin, e kanabizoi atë, rriti taksat e çmimet, varfërinë dhe pasigurinë, mashtron qytetarët me premtime boshe, zhvillon votime moniste dhe la vendin pa hapjen e negociatave.

Postimi nga Lefter Maliqi

Sqarim:Te dashur miq ne pergjigje te sms-ve tuaja dhe interesit tuaj lidhur me pozicionimin tim politik ju sqaroj se: mbusha 5 vjet si deputet dhe ne kete mandat te dyte prej 8 muajsh nuk jam me asnje grup parlamentar dhe me asnje force politike pavarsisht ofertave te shumta per tu bere pjese e grupeve parlamentare apo partive politike.

Qendrimi im qe ne fillim ka qene dhe mbetet, deputet i pavarur duke mbrojtur interesat e opzites jashte parlamentit, demokrateve dhe socialisteve te ndershem te zhgenjyer nga Rilindja e lidhur me krimin.

Mbetem kundra Qeverise e cila cpopulloi vendin, kanabizoi vendin, rriti taksat e cmimet, rriti varferine e pasigurine, mashtroi qytetaret me legalizime e shendetsi falas, me premtime boshe, kapi institucionet, zhvilloi zgjedhje moniste duke mos pasur me demokraci lokale, e la vendin pa gjykate kushtetuese dhe te lart dhe cdo dite po pengon hapjen e negociatave ne BE. Angazhimi im politik ne te ardhmen do jete ne funksion te mbeshtetesve te mi dhe te ardhmes se vendit ne BE. Vendimi do merret ne kohen dhe momentin e duhur.

Mbetem per ndryshimin e sistemit elektoral ne menyre qe vota e popullit te jete e drejtperdrejte per deputetet qe duan te zgjedhin vet dhe jo kryetaret. Mbetem per vetingun ne politike duke filluar nga vetja jam i gatshem te pergjigjem per gjithe karrieren time, 8 vjet drejtues policie ne veri e jug te vendit si dhe pedagog ne Akademin e Rendit.2,5 vjet kryetar komune Otllak-Berat, 2 vjet zyrtar i administrates ne politike, 1,5 vjet zvdrejtor i pergjithshem i burgjeve, 3 vjet me status si ish deputet dhe 5 vjet si deputet.

Duke qene krenar per arsimimin e perfunduar,shkollen e mesme ushtarake Skenderbej,Akademin Ushtarake te Mbrojtjes,Akademin e Policise,Institutin demokratik Amerikan,Kolegjin e Larte te Mbrojtjes ( Nato ) dhe Masterin shkencor te studimeve Europiane te mbaruara te gjitha ne Shtet.

Ligji, korrektesia, drejtesia, perballja me kurajo me te vertetat mbeten parimet baze ku jam udhehequr gjate karrieres sime. Zoti ju ndihmofte dhe zoti e bekofte Shqiperine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here