Dentisti mizor është vënë nën hetimin e policisë për shkak të sjelljes së tij agresive. Gjithçka që shihet në këtë video ka ndodhur në Aktau, Kazakistan, duke u bërë virale në shtetin ish-Sovjetik.
Stomatologu, Tolegen Mukhambetov është fokusuar nga kamerat teksa keqtrajton një shtatë vjeçar i cili do të hiqte një dhëmb. 26 vjeçari shihet teksa kap me forcë vogëlushin dhe e ul në karrigen horizontale për të vijuar më pas nga puna.