Arsimimi i “profesoreshes” Iris Luarasi- disa të dhëna interesante….

0
294

Ne nje status ne Facebook ish-zv.ministri i Arsimit  Taulant Muka ka ‘sulmuar’ kete here Iris Luarasin, duke publikuar nje CV

Statusi i plote:

Arsimimi i “profesoreshes” Iris Luarasi- Disa te dhena interesante  nga @Vladimir Kola

“Në një CV të profesoreshës Iris Luarasi, të shkurtit 2009, që aktualisht gjendet në sitin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, UT, thuhet se ka filluar Doktoraturën në vitin 2005 dhe në vitin 2009 është “Në proces të realizimit të Doktoraturës”:
https://www.fhf.edu.al/wp-conte…/uploads/cv_Iris_Luarasi.pdf

Në një tjetër CV të prillit 2015, që aktualisht gjendet në sitin e Këshillit të Evropës, thuhet se në periudhën 2009-2014 ka kryer studimet e Doktoraturës dhe e ka mbrojtur si titull pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, UT, me një temë studimi mbi impaktin e shtypit shqiptar gjatë viteve 1921-1924:
https://rm.coe.int/cv-iris-luarasi/16804629ca

Në profilin e saj në Linkedin thuhet Doktoraturë (PHD) në vitet 2010-2015:
https://cd.linkedin.com/in/iris-luarasi-phd-722568b

Nga kontrolli në katalogun on line të Bibliotekës Kombëtare nuk rezulton të jetë depozituar Tezë Doktorature me autore Luarasi, Iris:
http://www.bksh.al/…/library/wwwopac/wwwroot/…/index_al.html

Gjithashtu, as në sitin e Doktoraturave në Universitetin e Tiranës, për Tezat që janë depozituar, nuk rezulton Tezë Doktorature me autore Iris Luarasi, kur në të vërtetë në sit gjenden edhe Teza që janë mbrojtur në vitin 2013, jo më në vitin 2014 apo 2015:
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here