Ndoka kritik Ramës: Ooo Edi Rama, vuajtjet e këtij populli do të zënë por kjo ditë nuk është larg!”

0
173

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar sot lidhur me terrorin që qeveria ka ushtruar mbi banorët e Unazës së Re në Tiranë, për t’i dëbuar ata pa i kompensuar nga segmenti ku do të ndërtohet rruga e re.

Ku po shkon o Edi Rama kështu?! – shkruan Ndoka në Facebook. – Zgjohu Sandër, mos u fut në mëkat më shumë se kaq, apo je verbuar nga shefi i madh totalisht?

Zgjohuni ambasadorë, nuk po shkelet vetëm Kushtetuta, por qytetarët e varfër dhe të pa mbrojtur!

Disa nga ndërkombëtarët po e mbështesin Kryeministrin kur shkel haptas Kushtetutën, por më habit fakti që këta po heshtin kur Kryeministrin, po shkel qytetarët me këmbë!

Situatë kritike për të gjithë, bandat e PPP, kanë marrë peng shtetin, Policia po zbaton urdhra antikushtetues! Hall i madh për këtë popull të pa mbrojtur, hall i madh e tmerr për familjet e Astirit, hall i madh për Opozitën!

Ku po shkon o Edi Rama kështu, vuajtjet e këtij populli do të zënë një ditë e kjo ditë nuk është larg!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here