Padia e banorëve/ Nuk u dhanë pronësinë e tokës për 20 vite, nisin hetimet për zyrtarët e Komunës

0
171

Artan Cena

kreu-i-komunes-qender-harrilla-milePolicia e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Harrilla Mile, bashkë me zyrtaren e sektorit të Regjistrimit të Tokave

Për 20 vjet me radhë iu është mbajtur e fshehur që ishin pronarë të tokave të tyre. Por këtë gjë banorët e fshatit Grecalli në Komunën Qendër të Fierit e kanë zbuluar pasi TAP i njoftoi ata për kompensim. Pas protestave të bëra ditët e fundit, banorët kanë vendosur që të padisin kreun e Komunës, Harrilla Mile, bashkë me zyrtaren e regjistrimit të pronave. Për këta të dy dje ka nisur edhe hetimi nga ana e prokurorisë dhe policisë. Janë 100 familje rezultojnë me toka nga ligji 7501 por prej 20 vjetësh nuk ishin në dijeni e për pasojë nuk kanë aplikuar për certifikatë pronësie. Zbulimi është bërë 2 muaj më parë kur kompania TAP bazuar në të dhënat e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive u ka dërguar njoftime për të proceduar me kompensim financiar.

 

Hetimi nga policia

Pas denoncimit, oficerët e sektorit të Krimit Ekonomiko-Financiar në Policinë e Fierit kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për kreun e Komunës Qendër në Fier, Harrilla Mile dhe përgjegjësen e menaxhimit të Mbrojtjes së tokës në këtë komunë shtetasen me inicialet M. S. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare nga Policia e Fierit me anë të një njoftimi për shtyp. Siç bëhet e ditur nga uniformat blu, Harrilla Mile, 66 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri” në Fier, me detyrë Kryetar i Komunës Qendër Fier dhe M. S.,56 vjeçe, banuese në lagjen “16 Prilli” Fier, me detyrë Përgjegjëse e Menaxhimit të Mbrojtjes së Tokave, në komunën Qendër, janë tashmë në procedim penal në gjendje të lirë. Hetimi mësohet se ka nisur pas kallëzimit penal që është bnërë në Drejtorinë e Policisë Fier së Fierit nga disa banorë. Policia ka bërë të ditur se këtë çështje e kanë denoncuar banorët me inicialet: K. GJ., 51 vjeç, E. Gj., 40 vjeç, E. Ç., 43 vjeç, R. GJ.,50 vjeç, të gjithë banues në fshatin Grecalli, Komuna Qendër Fier. Këta persona kanë kallëzuar se Harrilla Mile dhe zyrtarja e komunës me inicialet M. S., nuk kanë regjistruar tokën e tyre në zonën kadastrale nr. 1851, pasuritë Nr. 33/18, 31, 31/2, dhe 33, të cilat aktualisht i disponon shtetasi V. R., 58 vjeç, banues në fshatin Grecalli.

 

Protestat e banorëve

Dy ditë më parë përfaqësuesit e 100 familjeve të fshatit Grecalli të Komunës Qendër në Fier, të cilët pas 20 vitesh mësuan se janë pronarë të një pjese tokë ku pritet të kalojë edhe gazsjellësi TAP, u dyndën në prefekturën e Fierit për mësuar më shumë për pronat e tyre. Banorët u drejtuan në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë prefekturës për ndihmë. Kreu i këtij komisioni u shpreh se ka nisur hetimi administrativ. Banorët protestuan fillimisht në komunë e cila pohoi se nuk kishte dijeni për këtë fakt,I kontaktuar kreu i Komunës, Harrilla Mile, u shpreh se komuna nuk ka lidhje me këtë situatë të krijuar dhe se shpërndarja e tokës është bërë nga komisionet e tokës në fshatra. Ai pohoi se është i gatshëm të përballet me ligjin dhe me akuzën e ngritur ndaj tij. Lidhur më këtë çështje organet kompetente kanë nisur tashmë hetimet Me ligjin 7501 në zyrat e kadastrës Fier rezulton se këto familje përfituan nga dy dynym tokë, ndërsa këtë fakt e mësuan vetëm pak kohë më pare kur përfaqësuesit e projektit TAP i njoftuan se në tokat e tyre do kalojë gazsjellësi dhe për këtë, ata do të dëmshpërblehen.

 

 

Kryekomunari: Nuk mbajmë ne përgjegjësi për ndarjen e tokave

 Kryetari i Komunës Qendër, Harrilla Mile, ka reaguar në lidhje me akuzën e ngritur nga policia ndaj tij për shpërdorimin e detyrës. Në një konferencë për median ai tha se “Komuna nuk ka lidhje me këtë situatë të krijuar dhe se shpërndarja e tokës është bërë nga komisionet e tokës në fshatra”. Ai pohoi se është i gatshëm të përballet me ligjin dhe me akuzën e ngritur ndaj tij. Mile është shprehur se “qytetarët që janë ankuar për tokën shumë shpejt do tu argumentohet që asgjë nuk qëndron, se ai ka shpërdoruar detyrën dhe nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore me ankesat që ata kanë bërë lidhur me personin që ka shfrytëzuar tokat e tyre të pretenduara ai ua ka marrë me qira disa prej tyre”. Sipas kryekomunarit, ai ka dokumente që këtë sipërfaqe toke e ka marrë nga Drejtoria e Bujqësisë sipas udhëzimeve përkatëse atyre viteve. Mile ka thënë se i kanë kërkuar Vlashi Ristanit që të dorëzojë dokumentet në komunë. Përfundimisht Mile është shprehur se “këto janë objekt i komisionit të tokave dhe duhet të përgjigjen ata se çfarë kanë bërë dhe nuk përgjigjet as kryetari i komunës, as zyra e menaxhimit të tokave”.

 

Xhihadizmi, SHBA sjell në Tiranë një prokuror special për hetime

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë në Tiranë një prokuror special kundër terrorizmit. Eksperti është bashkuar me stafin e Ambasadës në Shqipëri dhe do të ketë si detyrë hetimin e xhihadistëve dhe rekrutimin e tyre për të luftuar në Siri dhe Irak. Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka bërë të ditur lajmin, ndërsa e ka konsideruar Ballkanin si burim kryesor të xhihadistëve që më pas përdoren si luftëtarë nga shteti islamik. Këto komente zyrtari amerikan i ka bërë gjatë seancës së djeshme në Komitetin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhënie me Jashtë, mbi Ballkanin Perëndimor. “Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, janë veçanërisht vende burimi. Individë të caktuar janë radikalizuar dhe motivuar për të luftuar në Siri dhe Irak nga një numër faktorësh”, – tha ai. Kriza ekonomike dhe mungesa e opsioneve të punësimit janë faktorë. Gjithë kësaj i shtohet pastaj edhe skepticizmi që qytetarët kanë në raport me qeveritë e tyre”, – ka deklaruar Hoyt Brian Yee. Teksa ka kujtuar përpjekjet e vendeve të Ballkanit për të ndaluar fenomenin me miratimin e ligjeve që dënojnë të gjithë ata persona që luftojnë jashtë vendeve të tyre, diplomati amerikan ka thënë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara “janë duke ofruar ndihmë thelbësore përmes këshillimeve teknike, trajnimeve në ndërtimin e kapaciteteve për rastet që ndërlidhen me terrorizmin dhe forcimin e bazës ligjore”.

 

Prisnin dru në pyll, ndalohen nga policia 4 banorë të Devollit

Katër persona janë ndaluar nga një aksion i Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve gjatë ditës së djeshme në qytetin e Korçës. Të shoqëruarit në polici mësohet se janë: Devis Hysolli, Besnik Braholli, Sentiljan Braholli dhe Ersin Braholli banues në fshatin Arrzë. Këta personat mësohet se janë kapur në flagrancë duke prerë pisha në pyll në Nikolicë të Devollit, i cili është i shpallur zonë e mbrojtur. Nga Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve mësohet se janë sekuestruar dy makina me dru, të cilat do të shiteshin për lëndë të parë drusore në disa zdrukthuari dhe firma ndërtimi. Policia i ka shoqëruar për ne komisariat ku u është vendosur gjoba dhe do të procedohen penalisht.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here