Reagim i fortë nga Meta: Ja çfarë përfaqëson sot ky parlament…

0
169

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e ka cilësuar parlamentin shqiptar si njollën e zezë të këtij vendi.

I ftuar në ‘Opinion’ meta deklaroi se ky parlament është shembull se si nuk duhet të jetë një institucion që mbron interesat e shqiptarëve.

Sipas tij e gjithë loja që po bëhet më KED, Gjykatë Kushtetuese dhe parlament është që kjo mazhorancë të kapë sistemin e drejtësisë.

‘Kuvendi i Shqipërisë përfaqëson kulmin se si nuk duhet të jetë një institucion që përfaqëson interesat e popullit shqiptar. Është një Kuvend që e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese, një parlament që bllokoi KED-in e parë pasi nuk i pëlqente kryetarit lista, por donin të vinin Dvoranin. Kulmi i vrasjes së Reformës në drejtësi ishte zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme’, deklaroi Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here