Meta e krahasoi me Dvoranin, ja kush është Katica

0
209

Presidenti Ilir Meta e quajti sot kreun e KED, Ardian Dvorani me një emër të ri: “Katica e reformës në drejtësi”. Pas tij edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha se ai është Katica.

Po kush është Katica?

Bëhet fjalë për ish-prokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva. Deri në vitin 2016 ajo ishte një prokurore pak e njohur në Maqedoni. Por pas Marrëveshjes së Przhinos, që i dha fund krizës politike, ajo mori në dorë një organ kyç të drejtësisë, Prokurorinë e Posaçme. Zyra e saj ishte e rëndësishme dhe pikë referencë e të huajve pasi ishte krijesa e tyre.

Opozita ankohej se Katica ishte e njëanshme kundër tyre. Por kulmi mbërriti kur u arrestuan dy biznesmenë që po i bënin presion njeriut më të pasur në Maqedoni.

Ata i kishin marrë 1.5 milionë euro për lehtësimin e akuzave për pastrim parash. Në hetime dhe në përgjime doli emri i Katicës. Kjo e fundit dha dorëheqje dhe u arrestua.

Të dhënat thonë se ajo ka marrë një ryshfet prej 50 mijë eurosh dhe 5 mijë euro mobilje nga njeriu më i pasur në vend.

Procesi i njohur me emrin ‘Zhvatja’ vazhdon…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here