U mbyll me fitoren e Francës, 0-2, sfida inaugurues e stadiumit të ri kombëtar.
Por që në minutat e para të ndeshjes, tapeti i impiantit të ri sportiv, tregoi se le shumë për të dëshiruar.
Pas shpërthimit të hidratuesit që duhet të lagnin terrenin dhe lagën tifozët, edhe fusha duket mjaft e dëmtuar, ku një pjesë e barit u hoq.
Ndërkohë që në rrjet ka shpërthyer ironia në lidhje me dëmtimet e fushës së re, ku komentuesit e vëmendshëm nuk kanë lënë pa e komentuar duke e krahasur me një tokë të gatshme për mbjellje.
“U bënë gropat gati për patate”, shkruajnë qytetarët në rrjetet sociale.
Ky fenomen u vu re që në ndeshjen testuese mes vajzave të Vllaznisë dhe Apolonisë.