Nga Shqipëria drejt Italisë/ Ja si trafikohej droga, drejtuesit e grupit kriminal dy shqiptarë…

0
207

Ernesto Nigro dhe Ermal Luku janë cilësuar nga hetuesit italianë si kokat e grupit të trafikimit të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë, më konkretisht në Irpinia, grup që u shkatërrua në tetor të vitit 2016.

Mediat italiane, që i referohen hetimeve të kryera nga institucionet ligjzbatuese, shkruajnë se një pjesë e kokainës dhe marijuanës ishte menduar për klanin e ri të Partenio.

Droga trafikohej nga Shqipëria, drejt Puglias dhe Irpinias.

Alta Irpinia ishte zona ku nisën hetimet për të kuptuar se nga vinte droga e sekuestruar në tetor të vitit 2016. Në Bagnoli Irpino, policia mundi të arrestojë një 27-vjeçar shqiptar që besohet të ishte bashkëpunëtori i Lukut.

Por, 27-vjeçari mundi të arratisej në Shqipëri dhe nga kontrollet e policisë në shtëpinë e tij, në bodrum, u gjet një karrocë me rreth 11 kg marijuanë, ndërsa në tualetin e kësaj shtëpie u gjetën dhe sekuestruan mbi 900 gramë kokainë, vlera e së cilës mendohej të shkonte nga 700 mijë deri në 900 mijë euro.

Grupi i kriminal, e shiste drogën në zonat e Avellino, Bagnoli, Cassano Irpino, Chiusano San Domenico dhe Olivano sul Tusciano.

Pasi edhe Ermal Luku u largua drejt Shqipërisë, ishte vëllai i tij Klodian Luku ai që mblodhi paratë për shitjet e drogës së vjetër.

Droga vinte nga rrugët shqiptare, drejt Cerignolas në zonën e Foggias. Ndonjëherë Klodian Luku shkonte të merrte marijuanën në Bari, pasi kishte edhe kontakte të krijuara më parë në këtë zonë.

Dokumentet e hetuesve i referohen lojërave të ndryshme që bëheshin për shitjen e drogës midis majit 2016 dhe shkurtit 2017. Hetuesit pohojnë se kokaina dhe marijuana që kishte dalë në treg kapte vlerën e 100 mijë eurove deri në 150 mijë euro.

Aktiviteti për trafikimin e drogës u rindërtua nga policia e njësisë hetimore Avellino, nën komandën e kapitenit Quintino Russo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here