Shpërndarja e Parlamentit? Agron Duka: Jam dakort. Nuk është normale të kemi një parlament monopartiak

0
141

Për kryetarin e PAA-së, Agron Duka shpërndarja e parlamentit është një e drejtë morale që duhet të ndodhë. I ftuar në studion e lajmeve në ”Ora News”, Duka tha se parlamenti aktual nuk është normal. Sipas tij, për të marrë një vendim për shpërndarjen e Parlamentit, kreu i shtetit duhet ta studiojë me shumë kujdes.

Pyetje: Qoftë për retorikë ose jo, Presidenti ka artikuluar edhe shpërndarjen e Parlamentit, mund të jetë kjo që mundësi që mund të vijë në takimin e nesërm?

Unë nuk e di, sepse nuk jam unë që vendos, por është institucioni i Presidentit. Të shprehem unë sot që jam dakord apo nuk jam dakord me shpërndarjen e Parlamentit është një barrë e rëndë për kaq formim sa kam unë. Mendoj që presidenti do ta marrë me shumë kujdes për të marrë një vendim që i takon apo jo presidenti. Është ai që e vendos. Një gjë mund të them, që ky nuk është një parlament normal. Një parlament i cunguar me 122 anëtarë. Nga ana tjetër, pavarësisht se mund të ketë elementë që bëjnë opozitë reale, për këtë të jemi realist, por shumica e këtyre njerëzve janë konfirmuar me pozitën dhe pothuajse kemi një parlament monopartiak. Moralisht do të isha dakord, ligjërisht nuk jam unë që e vlerësoj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here