Gazetari Mentor Kikia ka ironizuar koreografinë hapëse të ndeshjes Shqipëri-Francë. Në një postim në Facebook, Kikia shkruan se, në disa momente fëmijët me të bardha iu dukën si “kope delesh”.
Postimi i plotë i Mentor Kikisë:
Une nuk marre vesh nga punet e artit ne te tilla permasa, por di njeri te me thote se cfare lloj koreografie ishte kjo? Ne ca momente femijet me te bardha mu duken si kope delesh qe kishin hyre per te kullotur. E mbani mend besoj ceremonine e hapjes se Lojrave Olimpike ne Pekin? Ishte ne veper arti qe duhet futur ne listen e mrekullive te njeriut e qe duhet ruajtur nga UNESCO. Do thoni ju, ku kalamajt e Tiranes e ku Pekini. Dakord, por cdreqin deshen qe e katranosen me kete shfaqe pra? Te fillonte loja, se rezultatin e dinim, dhe kaq.
***
Mbrëmjen e djeshme pak para fillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri, u zhvillua ceremonia hapëse e ndeshjes me një koreografi të fëmijëve, të cilët ishin veshur me te bardha, duke u pasur më pas nga këngëtarët, si: Flori Mumajesi, Aurela Gaçe, Juliana Pasha, të cilët kënduan në fushën e blertë, përballë mijërave tifozëve.