Një video ku shfaqet politikani amerikan, Eric Michael Swalwell Jr., gjatë një lidhjeje direkte, ku duket se anëtari i Partisë Demokratike përfshihet në një situatë të sikletshme është shndërruar në fare pak kohë, VIRALE!
Intervista në fjalë u zhvillua mbrëmjen e së hënës, në “Hardball with Chris Matthews”, në MSNBC, ku Swalwell po u përgjigjej akuzave të Trump- it. Ky i fundit deklaroi se politikani ka përdorur paratë e taksapaguesve amerikanë për të mashtruar gjatë zgjedhjeve të 2016-s.
Teksa anëtari i Partisë Demokratike ka marrë fjalën, krejt papritur dëgjohet në sfond një zhurmë e ngjashme me çlirimin e gazrave. Ndonëse politikani mohoi kategorikisht të ketë lëshuar gazra, internet është i sigurt se diçka e tillë ndodhi vërtet. Swalwell tha se zhurma në fjalë i përkiste filxhanit që në ato momente lëvizi në tavolinë, një tezë kjo e papranueshme nga njerëzit.