Media amerikane ‘kryqëzon’ Ramën: Komunizëm i pastër në zemër të Evropës, po rrezikon të ardhmen e shqiptarëve

0
308

Nga Dr. Francesca Norton (Artikull i botuar në median amerikane citizentruth.org)

Gjatë gjithë vitit 2019, Shqipëria ka qenë një qendër të vëmendjes për të gjitha mediat në botë. Protesta të dhunshme të mbajtura pranverën e kaluar, rreziku i një konflikti civil, mbajtja e zgjedhjeve lokale të stilit komunist më 30 qershor, raportet kritike ndërkombëtare për ekonominë dhe biznesin, nivele të larta korrupsioni, një numër i madh njerëzish që largohen nga vendi çdo ditë , trafikimi i drogës dhe krimi i organizuar, kanë tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar.

 

Por sikur këto të mos mjaftonin, shteti shqiptar sot është gati në kolaps total.

Parlamenti ka vetëm 122 anëtarë nga 140 siç përcaktohet me Kushtetutë, gjë që e bën atë jolegjitim dhe me kontroll të plotë nga shumica. Qeveritë qendrore dhe vendore, si dhe të gjitha agjensitë e zbatimit të ligjit, korporatat kombëtare dhe institucionet e tjera kontrollohen nga qeveria.

I gjithë sistemi gjyqësor nuk po funksionon. Gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e apelit janë nën kërcënimin e qeverisë dhe Shqipëria nuk ka Gjykatë të Lartë dhe as Gjykatë Kushtetuese. Dhe kështu ka qenë për dy vitet e fundit. Nuk ka pothuajse asnjë vend në botë në një situatë kaq kaotike.

E gjithë fuqia është në duart e një njeriu: Kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ky është komunizëm i pastër në zemër të Evropës.

Edi Rama po kontrollon çdo instrument të pushtetit por misioni i tij ende nuk është realizuar plotësisht. Për shkak të shumë kushteve të ashpra të vendosura nga BE, veçanërisht nga Bundestagu gjerman, për të arritur pranimin e negociatave për hyrjen në BE, Shqipëria duhet të krijojë brenda këtij viti një Gjykatë Kushtetuese – qëllimi i fundit për kryeministrin Rama për të kontrolluar, dhe trofeu që do t’i lejojë atij të fajësojë Presidentin i cili duket se është institucioni i vetëm që mbron Republikën dhe Kushtetutën.

Por Rama duhet të kapë Gjykatën për të aprovuar të gjitha projektet e tij të korruptuara të partneritetit publik-privat të cilat vlejnë qindra miliona euro dhe për të legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit që u raportuan nga OSBE se nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit.

Për më tepër, ai ka nevojë që gjykata të zgjidhë në favor të tij dhjetra raste kundër qeverisë së tij që janë në pritje në Gjykatën Kushtetuese, dhe të vendosë një sundim të gjatë monarkie mbi vendin.

Kryeministri shqiptar po përdor të gjitha fuqitë e tij për të emëruar të besuarit e tij si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe duke shkelur Kushtetutën ndërkohë që vjedh kompetencat nga Presidenti.

Rama po detyron kukullat e tij në Parlament të hartojnë ligje jokushtetuese dhe detyrojnë këshillat gjyqësorë të ndërmarrin veprime të paligjshme në mënyrë që të arrijë qëllimin e tij për të kontrolluar të gjithë sistemin e drejtësisë.

Me një kontroll të plotë të Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama mund ta diktojë shumë lehtë parlamentin, të ndryshojë Kushtetutën brenda një dite të vetme dhe ta deklarojë veten mbret. Asnjë ekuilibër pushtetesh vetëm fuqi absolute në duart e një njeriu.

Tridhjetë vjet më parë Shqipëria doli nga një regjim komunist diktatorial, duket se sot është në prag të një të regjimi të ri.

Shqiptarët po luten që ky makth të marrë fund. Shumë sondazhe tregojnë se ata janë në favor të Presidentit për shpërndarjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Edhe vetë Edi Rama është ndërgjegjësuar për mungesën e popullaritetit të tij dhe se njerëzit duan që ai të largohet.

Disa ditë më parë, ndërsa përuronte stadiumin e ri të futbollit, turma brohoriste vazhdimisht “Rama ik”. Është e qartë se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës.

Partitë e opozitës, të cilat kanë lënë vendet e tyre në Parlament në fillim të këtij viti, po kërkojnë zgjedhje të parakohshme, por kjo nuk duket se po e ndalon kryeministrin të arrijë misionin e tij për kapjen totale të shtetit dhe drejtësisë.

Përfaqësuesit diplomatikë ndërkombëtarë konsiderohen me një rëndësi të madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi, por kohët e fundit besueshmëria e tyre duket shumë e diskutueshme për shkak të mungesës së denoncimeve nga ana e tyre për situatën e rëndë që Shqipëria gjendet.

Ata po mbyllin sytë ndaj kapjes totale të shtetit dhe uzurpimit të të gjitha pushteteve nga qeveria.

Duke ditur që qeverisja e Ramës gjatë gjashtë viteve të fundit është bazuar në lobimin ndërkombëtar, disa faktorë politikë madje pretendojnë se disa nga ndërkombëtarët dhe diplomatët janë nën listën e pagave të qeverisë, në mënyrë që ata të marrin anën e Ramës dhe të mbështesin nismat e kryeministrit, pavarësisht se sa antidemokratike mund të jenë këto veprime.

Rama fshihet nën emrin e faktorit ndërkombëtar dhe vepron sikur të ketë mbështetje ndërkombëtare, por asnjë vend perëndimor nuk do të pajtohej me synimet e tij autoritare.

Mendësia e Ramës duket se është më shumë e një vendi të botës së tretë sesa i një vendi që aspiron integrimin në BE.

Shqipëria është ndoshta në krizën më të rëndë në historinë e vendit – në një gjendje totale të kaosit të shkaktuar nga një njeri, i cili gjithashtu mban çelësin për zgjidhjen e kësaj krize.

Një vullnet i vogël i kryeministrit Rama për të dashur dhe për t’u kujdesur për njerëzit e tij, vendin e tij dhe Republikën Shqiptare mund ta vendosë vendin në rrugën e duhur.

Por kokëfortësia dhe ambicia e tij për pushtet absolut duket e pakufishme dhe kështu rrezikon të ardhmen evropiane të vendit dhe të gjithë shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here