Po transportonte katër shtetas sirianë, arrestohet 52 vjeçari nga Tirana

0
142

Një shtetas shqiptar është arrestuar ditën e sotme(24 nëntor) pasi po transportonte në mënyrë të paligjshme katër shtetas sirianë drejt Kosovës.

Arrestimi i shtetasit me iniciale A.M., 52 vjeç banues në Tiranë, u bë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”.

Ai po udhëtonte me një automjet tip “Skoda-Taksi” ku kishte dhe katër shtetasit sirianë të cilët nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi.

“Shtetasi A.M., kundrejt fitimit do ti ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së” – njofton policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here