Trupi i pajetë i një burri nga Shqipëria është gjetur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të Prizrenit.
Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës. Sipas tyre, trupi i pajetë, është gjetur në një makinë me targa të Shqipërisë.
Ka qenë një patrullë policore që rreth orës 19:15 të ditës së djeshme ka gjetur trupin e pajetë brenda një makine në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në rajonin e Prizrenit.
Policia përmes raportit 24 orësh konfirmon se burri i vdekur është qytetar i Shqipërisë.
Edhe makina në të cilën ai është gjetur i vdekur ka qenë me targa të Shqipërisë.
‘Rastin jemi duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë’ ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
‘Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi’, thuhet në raport.