Gjendet në Shqipëri adoleshentja greke! Ngrihen pikëpyetje!!! Si arriti 14 vjeçarja të kalonte kufirin…

0
149

Një adoleshente greke, e cila humbi pak ditë më parë është gjetur në Shqipëri.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke sipas të cilave, 14 vjeçarja nga Kallithea ka arritur të kalonte kufirin në drejtim të shtetit shqiptar, pavarësisht se fëmijët nën moshën 18 vjeç nuk lejohet të kalojnë pa autorizimin e prindërve.

Vajza adoleshente Maria D. u zbulua përfundimisht në Shqipëri të shtunën, shkruajnë mediat e vendit fqinj, sipas të cilëve gjetja e saj u bë e ditur nga organizata “Buzëqeshja e fëmijës”, e cila ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si ka arritur të kalojë në pikat e kalimit kufitar.

Organizata thekson se nuk është hera e parë që fëmijë të mitur arrijnë të kalojë kufirin pa u vënë re nga autoritetet kompetente. Vajza ka humbur që nga e enjtja, 5 dhjetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here