Foto-skandal/ Del fytyra e vërtetë e lali Erit…

0
145

Ndonëse Tirana ka marrë disa çmime ndërkombëtare mes disa kryeqyteteve të vendeve të ndryshme, e vërteta është shumë më e hidhur seç na është servirur.

Po të shëtisësh në rrugët e Tiranës do të shikosh sesi në të vërtetë Tirana e cila ka fituar çmimin e Shërbimit Publik të Vitit, është e mbuluar nga plehrat.

Një moment aspak të këndshëm për çdo kalimtar, pasi një bide tualeti është lënë në mes të rrugës “Muhamet Gjollesha” në Myslym Shyri pranë një koshi mbeturinash.

Po ashtu vihet re se rreth e qark koshit janë hedhur mbeturina të shumta të cilat janë lënë në atë mënyrë pa u pastruar.

Pavarësisht se që në fushatën e parë zgjedhore kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u zotua për t’i ndryshuar imazhin kryeqytetit, duket se kjo është fytyra e vërtetë e tij.

     

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here