Në një intervistë për “Tirana Today”, ish-deputeti Moikom Zeqoka ka kritikuar ashpër drejtuesit e politikës në Shqipëri, se kanë ndërtuar rend oligarkik të korruptuar që po shkatërrojnë vendin.
Këta të fundit ndjehen të pasigurtë, duke zgjedhur që të braktisin vendin. Një fenomen ky që po lë gjurmë të thella në vend. Moikom Zeqo teksa pasqyron pa frikë realitetin në Shqipëri, e cilëson atë si mbytës, ku individi është i pashpresë, pasi është i sunduar nga pushteti.
Ai deklaron më tej për “Tirana Today” se sjellja e politikanëve paraqet haptazi degradimin e klasës politike. Duket se në këtë vend, sipas tij, çdo plagë është bërë e pashërueshme.
Por pavarësisht kësaj gjendje, arkeologu është optimist se pasi timonin e institucioneve ta marrin të rinjtë, Shqipërinë do ta presin ditë të bardha. Propozimi i tij është për të shporrur kastën e vjetër politike, të cilët janë fajtorët kryesorë për gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike.