Ish- deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas arrestimit të këngëtarit Aleksandër Gjoka.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Paloka ka shkruar me ironi se policia paska kapur ‘kriminelin’, duke iu referuar këngëtarit të njohur Aleksandër Gjoka.
Deklarata e plotë e Edi Palokës në Facebook:
“E paskan kapur “kriminelin” … Policia nxjerr njoftim se paska arrestuar Aleksander Gjoken pasi e ka gjetur me 0.66mg alkool !!!
Te turpshem !
Qenka kapur Sandri me 0.66 miligram alkool…!!! Ketu kryeministri i vendit pallohet me kokaine dhe po i ben gjithe te zezat e mundshme shqiptareve, Sander Lleshi arreston Sandër Gjokën !
Nxjerrin dhe njoftim sikur te kene arrestuar ndonje kriminel te rrezikshëm. Te pafytyrë. Partia e laertëve..”