Shkurti ironi therrëse ndaj Ramës: Duke parë kryeministrin sot në atë tryezë aq të bollshme, thuaj u trishtova që nuk ma shembi tërmeti shtëpinë!

0
131

Nga: Armir Shkurti

Duke parë kryeministrin sot në atë tryezë aq të bollshme, në një peizazh idilik me një rrafshinë gjigande para e me detin në horizont, thuaj u trishtova që nuk ma shembi tërmeti shtëpinë! Shumë romantike edhe ajo çadra! Jo më kot ish udhëheqësi i Libisë jetonte një një syresh.
Ndërkohë më vjen në kujtesë një histori nga Lufta II.
Në një kasolle trokasin natën ballistët. I mirëpret fukarai me ca bukë misri me shëllirë e një pikë raki.
– Mish! – thirri komandanti ballist
-Nuk kam! – mërmëriti fukaraja. Ndërkohë e tradhëton këmbora e dhisë.
– Po ti paske dhinë!
– Aman se me atë dhi mbaj frymën time e të fëmijëve! Me atë pikë qumësht që më jep…
– There! – i thotë ballisti – të ka ardhur miku në shtëpi e bëji nderet!
Ashtu u bë!
Të nesërmen , kokëvarur e i pikëlluar fshatari po përcillte mysafirët.
– Mos je mërzitur për dhinë? – e pyet komandanti ballist
– Drejt me thënë po! – çfryu fakir- fukaraja- Para ca ditësh erdhën partizanët. Bukë misri me shëllirë u nxorra – bukë misri me shëllirë hëngrën . Ndërsa ju…
– Ashtu është! – ndërpreu butë ballisti – Ama po e fituan ata luftën buka e misrit me shëllirë s’ka për t’ju ndarë nga kasollja!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here