Parashikimi i IGJEUM, 31 dhjetor 2019
Nesër (e martë, dt.31), priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Kukës dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 10 °C
në vendet e ulëta: 0 / 9 °C
në vendet malore: -6 / 2 °C
ERA
Nesër (e martë, dt.31) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasditeve.