Dukej se ishte shumë pranë Inter, por në të vërtetë, Dejan Kulusevski mund të veshë shumë shpejt fanelën e Juventus. “Zonja e Vjetër” ka mundur zikaltërit në merkato, duke arritur më parë marrëveshjen me Atalantën, klubin që ka në pronësi kartonin e mesfushorit që luan I huazuar te Parma.
Mediat italiane bëjnë të ditur se kampionët në fuqi të Serie A janë shprehur të gatshëm të paguajnë 35 milion euro menjëherë si dhe një bonus që e rrit këtë shifër deri në 44 milion euro.
Përpara këtyre numrave, Inter është dorëzuar, por sipas mediave përtej Adriatikut, “goditja” e Juventus ka tërbuar trajnerin zikaltër Antonio Conte.