E vërteta e parë e këtij viti…Kryeministri i sotëm nuk ka lidhje fare, po fare fare me procedurat!

0
118

Nga Ylli Limani

Për dëbimin e turkut gylenist, reagimi i Kryeministrisë “…. kjo është çështje procedurash”, është i vërteti.

100% ashtu është! Kryeministri i sotëm nuk ka lidhje fare, po fare fare me procedurat. Ai i sheh procedurat si burrokraci të tepërta dhe pengesa të bezdishme, pra si zhgarravina ligjore.

Ai i neverit procedurat, sepse ato kërkojnë kolegjialitet, respekt për mendimin, për propozimin, për debatin, për palën kundërshtare. Procedurat imponojnë barazi para ligjit, kompetencë të qartë vendimmarrëse, garanci që e drejta e dikujt nuk shkelet.

Shkurt me procedurë nuk ka kurrë one-man-show! Me procedurë në ngjarjet e tërmetit në detyrë duhet të ishte Haki Çako, por vetëm Kakun se pamë gjëkundi. Me procedurë, nuk duhet të ishte prekur asnjë banesë e askujt pa lëshuar një akt adminiatrative dhe pa ju dhlnë mundëai mbrojtje ligjore.

Me procedurë nuk mund të kishte as parlament e as pushtet vendor njëpartiak.

Etj etj etj… Sa mbrapshtina do ishin shmangur nëse respektoheshin PROCEDURAT!

Ja pra sa i vërtetë ishte ai reagim i Kryeministrisë për Kryeministrin.

Asnjëherë nuk ka njohur e respektuar asnjë procedurë, ndaj ska se si të ndjehet përgjegjës për një gjë që se respekton.

Të paktën e pranojnë që “nuk merren me procedura”…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here