Nga: Ilir Demalia
Tirona në ditën e dyte 2020 dhe dy barbarët qe urrejnë Tironën
Tirona sot është e shkatërruar, e lënē pa gjurmē e trashëgimi historike-kulturore, e kjo do të thotë pa identitet. I shkatërruan paqen dhe ekulibrat social modelit më të mrekullueshëm të paqes sociale dhe qytetarisë prej vërshimit barbar demo(n)kratik e rilindasvdekjeprurës të pas 90-ës.
Tirona sot është bërë modeli i barbarisë arqitektonike! I xhahilllikut njerëzor! I denatyralizimit të harmonisë dhe paqes së falur prej Zotit! I krimit dhe korrupsionit! I prostitucionit politik, kulturor, artistik, mediatik, social!
Tironës së paqes dhe qytetarisë, Tironës së harmonisë njerzore dhe natyrore i ka mbetur t’i bëhet funerali në 2020 si triumf i barbarisë, injorancës, perversitetit, maskarallikut të pushtet-pushtuesit si pushtim post demonkrakarikaturë, i vërshimit dhe triumfit të krimit shtetëror dhe të rrugës.
Kështu e gjeti Tironën 2020-ta.