Ngjarje e frikshme/ Aktorja e njohur vret me thikë nënën e saj, dyshohet se…

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Molly Fitzgerald, 38 vjeç, dyshohet të jetë autore e vrasjes së nënës së saj me thikë. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e nënës së saj 68-vjeçare në datën 20 dhjetor në Kansas.

Trupi i pajetë i saj u gjet nga oficerët e policisë, ndërsa dyshohet se ka prova që tregojnë fajësinë e aktores Fitzgerald. Ende nuk dihet aryseja që e ka çuar aktoren drejt këtij krimi të rëndë, por ajo tani është prangosur me policinë dhe po ballafaqohet me akuzat dhe provat.

Mediat e huaja raportojnë se as vëllai i viktimës, pra daja i Molly Fitzgerald, nuk di të shpjegojë se pse ndodhi ngjarja. Kujtojmë që aktorja hollivudiane ka patur një rol të rëndësishëm në filmin “Captain America: The Avenger First”.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko