Policia serbe prangos emigrantin/ Shkoi për kurimin e nënës në Beograd, por tani nuk dihet fati i tij…

0
146

Nezir Mehmetaj nga fshati Rudicë e Klinës, është ndaluar ditën e djeshme nga Policia serbe në pikën kufitare “Merdare”.Ai jeton që prej 25 vitesh në Zvicër, dhe kishte qenë për pushime në Kosovë, por për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë, ai kishte shkuar në Beograd, për t’ia bërë analizat.

Teksa po kthehej në Kosovë, ai është ndaluar në kufi nga doganierët serbë, duke i thënë se gjendet në “Listën e personave të ndaluar”.

Me të në makinë gjendej nëna e tij dhe një kushëri, të cilët janë liruar që të dy.

Neziri, përmes një mesazhi i ka thënë familjes së tij se janë duke e dërguar në Beograd, ndërkaq asgjë tjetër nuk dine mbi fatin e shqiptarit, raporton telegrafi.

Familja e Nezir Mehmetajt, ka apeluar të institucionet e Kosovës që të ndërmarrin masa që të kuptohet arsyeja e ndalimit të Nezirit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here