Lori Hoxha shpeshherë është akuzuar se ka bërë operacione plastike megjithatë ajo deri më sot i ka lënë njerëzit të flasin ç’të duan pa konfirmuar dhe as mohuar nëse ka apo jo operacione.Ajo ka një pergjigje për të gjithë kritikët e saj dhe ja sesi.
Fotot që publikoi Lori Hoxha në natën e ndërrimit të viteve ngjallën si gjithmonë shumë komente tek ndjekësit e saj.
Ata u shprehen sërish të pa kënaqur me pamjen e saj, pasi u dukej sikur ajo kishte bërë ndërhyrje në buzë.
‘Sa gjynah si qenka katandis kjo nga ndërhyrjet plastike. Kjo gjë kështu është sëmundje mendore kur s’të pëlqen vetja dhe bën ndërhyrje’ – shkruan një ndjekës.
Koment të cilin Lori Hoxha nuk mund ta linte më pa përgjigje dhe nëpërmjet një postimi në Instagram u ka mbyllur gojën të gjithëve.
“Virtualisht duke shmangur këdo që jep mendime të pakërkuara në vitin 2020. Qëndroni në jashtëqitjen tuaj”.