Berisha publikon denoncimin e fortë/ Artur Bushi erdhi me 10 veta në hotel dhe…

0
167

Dje më 3 janar, pushteti lokal dhe qendror kishin vendosur si afatin kur banorët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe që më pas u strehuan në hotele duhet të dilnin në shtëpitë me qira. Por duke parë situatën e krijuar kjo gjë nuk ndodhi dheky ultimatum u shty dhe për disa ditë.

Por sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari në faqen e tij në rrjetet sociale.

Sipas denoncuesit, kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, së bashku me 10 persona të tjerë, mes tyre edhe të inkriminuar, ka hyrë në një  nga hotelet ku janë akomoduar disa qytetarë të prekur nga tërmeti dhe iu ka bërë presion që të pranojnë bonueset qesharake ndryshe do t’i nxjerrin në rrugë.

Postimi i plotë i Berishës:

Narkoshteti qe vrau familjaret e tyre ne Thumane, me neglizhencen e tij i nxjerre edhe nga hoteli!

Lexoni denoncimin e dhimbshem te qytetarit dixhital. sb

Doktor Berisha pershendetje . Sot ne Shengjin ishte Bushi bashke me 10 veta midis tyre edhe narkotrafikant nga Thumana dhe kane hyre neper dhoma te banoreve te kampit nga Thumana duke ju bere presion te pranojne bonuset qesharake ose do ti nxjerrin ne rruge dhe nuk do ju japin ad shtepi pas rindertimit .
Ata duan te shperndajne banoret ne menyre qe te mos kene mundesi te jene te bashkuar dhe me pas te beje cte duan me fondet e rindertimit .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here