VIDEO/ Tiranë, lopa “pushton” korsinë e shpejtësisë, dhjetëra makina shpëtojnë mrekullisht nga aksidenti i mundshëm

Një lopë e banorëve të zonës së Mjull Bathores ka “pushtuar” për disa minuta korsinë e shpejtësisë.

Dhjetëra makina kanë shpëtuar mrekullisht nga aksidenti i mundshëm, duke u detyruar të frenonin plotësisht për të evituar përplasjen.

Në këtë video të siguruar nga tvklan.al shihet ajo çfarë ka ndodhur në rrugë dhe shqetësimi i drejtuesve të mjeteve.

Të shqetësuar nga frika e ndonjë aksidenti, qytetarët kanë njoftuar policinë. Pak minuta më vonë, një patrullë policie e mbërritur në zonë ka bërë të mundur largimin e lopës nga rruga.

Përtej ngjarjes së sotme, drejtuesit e mjeteve shprehin shqetësimin për praninë e herë pas hershme të kafshëve në mes të rrugës, të cilat janë një burim potencial i aksidenteve në këtë segment.

https://streamable.com/yxs9z

 

VIDEO/ Tiranë, lopa “pushton” korsinë e shpejtësisë, dhjetëra makina shpëtojnë mrekullisht nga aksidenti i mundshëm

Deklarata e fortë e diplomatit Agim Nesho:

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko