Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e erërave të forta që përfshinë vendin gjatë pasdites së djeshme.
Sikundër raportohet në Spitalin e Traumës 5 persona kërkuan ndihmë mjekësore pasi ishin lënduar me mjete të forta që binin nga lartësia për shkak të erës.
Erërat ishin me shpejtësi që arrinte në 77 km/h, ndërkohë që pati raportime për dëmtime edhe në disa lokale, apo rrëzime pemësh dhe objektesh kryesisht nga katet e larta.
Gjithshtu si pasojë e motit të keq pati dëmtime në linjat ajrore të rrjetit energjitik, duke lënë pa energji disa zona jo vetëm në Tiranë, por edhe në qyete të tjera të vendit, të përfshira nga moti i keq.
Si pasojë e erërave të forta edhe pema e Krishtlindjeve e vendosur në sheshin Skënderbej në Tiranë ng Bashkia, u rrëzua, ndërsa në zonën e Komunës së Parisit u raportua për rënien nga tarraca e një pallati të një depozite.