Ngjarjet e Calciopolit, Juventus humb betejën “titull” pas 30 tentativave

0
142

Në 8 nëntorin e kaluar, Komiteti Olimpik Italian kishte shpallur të pa pranueshme ankimin e Juventusit për dorëzimin e titullit kampion të vitit 2005-2006 tek Inter për ngjarjet e Calciopolit, ndërsa në orët e fundit dolën edhe arsyet e këtij aktvendimi që mund të sjellin një zhvillim definitiv pas 30 tentativave bosh të Juventusit për ti hequr titullin zikaltërve.

Sipas kolegjit të kryesuar nga Franco Frattini, ankesat e Juventusit “nuk mund të jenë më objekt i ndonjë diskutimi nga sistemi i drejtësisë sportive.”

Praktikisht Komiteti Olimpik është si të thotë që shoqëria bardhezi, nëse do që të vazhdojë betejën, duhet të spostohet në fusha të tjera, duke qenë se janë ezauruar të gjitha shkallët e drejtësisë sportive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here