Dalin detaje/ U tha që së shpejti do fillojë Big Brother, Luana Vjollca i zë vendin Arbana Osmanit?

0
141

Moderatorja Luana Vjollca, të shtunën e kaluar përmbylli me sukses emisionin e saj “Shiko kush luan”.

Por, surpriza që bukuroshja e ekranit zgjodhi të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj virtual, ishte fakti se së shpejti do ta shikojmë në një tjetër program televiziv.

Luana Vjollca tha se do të rikthehet pas një muaji me një format të ri televiziv, dhe koha përkon me nisjen e spektaklit “Big Brother”.

Arbana Osmani në fund të janarit vjen me emisionin e saj të përvitshëm “Dua të të bëj të lumtur”, dhe kjo ka shtuar edhe më tej dyshimet se do jetë Luana ajo që do të merret me moderimin e një spektakli të madh si Big Brother.

Pak kohë më parë, burime për Prive bënë me dije se po bëheshin gati planet për nisjen e një tjetër edicioni të Big Brother.

“Në studion e re të televizionit, Nova, e cila ka një hapësirë prej rreth 2000 metrave katrorë aktualisht po finalizohet shtëpia për ‘Hell’s Kitchen’ që nis në muajin Tetor dhe përfundon në Janar.

Planet janë që po e njëjta shtëpi të modifikohet përgjatë periudhës Janar-Shkurt dhe tek ajo të realizohet edicioni i ri i Big-ut nga pjesa e dytë e muajit Mars deri në fund të Qershorit 2020, gjithmonë nëse gjërat nuk dështojnë rrugës,”– u shpreh një burim për “Prive.al”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here