“Politika shqiptare është servile, mos harroni se deri në 2012, muxhahedinët ishin terroristë për SHBA-të!”

0
138

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” foli ndër të tjera edhe për faktin se në Shqipëri jeton një komunitet muxhahedinësh.

Lubonja tha se muxhahedinët deri më 2012 konsideroheshin si organizat terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se Shqipëria i ka pranuar ata, për shkak të servilizmit të vendit tonë ndaj SHBA-ve.

“Muxhahedinët deri më 2012 konsideroheshin organizatë terroriste. Tani këta nuk i pranoi Gjermania, Rumania etj dhe në vend të kësaj, mbështesim cdo gjë që na thonë Amerika. I marrim ne sepse jemi servil ndaj SHBA-ve, shto këtu edhe faktin që politikanët tanë janë me shumë probleme në përgjegjësitë e tyre”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja theksoi se Shqipëria historikisht ka qenë servile ndaj politikës së Amerikës, kushdo që ka qenë president i SHBA-ve.

“Jam kritik ndaj servilizmit absolut të të gjithë politikës shqiptare ndaj cdo gjëje që bën Amerika, qoftë kur është Obama, Trump etj,. pa dallim as ideologjik mes partive, që mua më çon tek një servilizëm ndaj SHBA-ve, e kam thënë në këtë kontekst. Që ta nis tek vrasja e Sulemanit, unë pashe Hillary Klinton që akuzon Trumpin se mund të fusë në luftë Amerikën, që ky po prish të gjitha përpjekjet e administratës së Obamës për të denekluarizuar me Iranin, një njeri që kërkon të na fusë në luftë, që nuk mund t’i jepen butonat e armëve bërthamore. Kemi një kryeministër që ashtu quhet qendër e majtë, që dikur thoshte se Trump është rrezik për botën, kurse tani nxiton menjëherë ta mbështesë, ndërsa kjo që ka ndodhur i jep të drejtë Hillarit. Kemi një PD që reklamohet si parti e së djathtës që ka partnere partinë e Berluskonit ose të Merkleit, e jo të Salvinit, që përshëndeti vrasjen e Sulimanit. Ore këta parti kanë ideologji apo janë thjesht servilizëm. Chomsky e quajti këtë akt si shpallje lufte”, deklaroi Lubonja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here