Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në një shënim në Facebook, lidhur me arrestimet e fundit nga Policia të ish-zyrtarëve në Tiranë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, lidhur me ndërtimet që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, ku midis këtyre zyrtarëve janë edhe ish drejtues komunash të zgjedhur nga Partia Demokratike.
Postimi i plote
‘Në Thumanë vdiqën 24 qytetarë, viktima të neglizhencës dhe abuzimit të Bushit.
Në Durrës vdiqën dhjetëra të tjerë, si rezultat i babëzisë së Dakos.
Po nderkohe qe Gjushi dhe Bushi “po bëjnë letrat” , arrestohen ish-kryetarë të komunave në Tiranë.’-ironizon Paloka