Përgjaket Shqipëria! Aksidentet ku gjen vdekjen një person e plagosen të tjerë

 

Një person ka humbur jetën në një aksident në aksin Lezhë-Shkodër.

Pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një person ka ndërruar jetë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit si dhe identiteti i viktimës.

 

Katër makina janë perfshirë në një aksident para pak minutash tek rruga e Pyllit të Sodës në Vlorë.

Tre automjete kanë qenë duke ardhur në drejtime të ndryshme teksa një i katërt ka qenë i parkuar.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person i cili është trasportuar me urgjence në spitalin e Vlorës, siç raporton panorama, teksa dy vajza të cilat gjendeshin në një automjet tjetër kanë marrë dëmtime për shkak të perplasjes.

Të tre personat janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Përgjaket Shqipëria! Aksidentet ku gjen vdekjen një person e plagosen të tjerë

Veliaj dhe Gjiknuri! Kryemadhi: Veliaj gisht i

Përgjaket Shqipëria! Aksidentet ku gjen vdekjen një person e plagosen të tjerë

‘Beogradi po feston padinë e Ramës me

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko