Deklarata ‘bombë’ e Avokatit Goxhaj: Soros ka projektuar Veliajn si pasardhës të Ramës

0
166

Avokati Altin Goxhaj në një intervistë për “FaxNews”, komentoi uljen në tryezë të përbashkët të të gjithë aktorëve politikë për reformën zgjedhore.

Goxhaj deklaroi se palët janë bërë të gjitha bashkë për t’u përballur me sukses me ambasadoren e re amerikane Yuri Kim që do të vijë së shpejti në Tiranë.

Sipas tij, protestat e vitit të kaluar ishin të gjitha të kontrolluara nga kreu i PD, Lulzim Basha. Goxhaj theksoi se Erion Veliaj duhet të fitonte zgjedhjet e 30 qershorit sepse në rast të kundërt do të dështonte plani i Soros për ta bërë pasardhës të Edi Ramës.

“Protestat e PD ishin një ortek i kontrolluar nga Basha. Po të digjej Erion Veliaj, do të digjej karriera e tij perspektive dhe djegia e tij do shkatërronte dhe projektin e Sorosit. Sepse Soros e ka projektuar si trashëgimtar i Edi Ramës. Zgjedhjet e fundit treguan që Lulzim Basha i shiti këto. Këtë e di unë, e dinë shumë të tjerë, nuk e dika ambasadorja amerikane?”, tha Altin Goxhaj.

Ai e ndali theksin edhe tek mbërritja e ambasadores Yuri Kim. Për avokatin, ajo i ka futur të gjithë politikanët në panik. Goxhaj deklaroi se politikanët shqiptarë janë bërë antiamerikanë, ndërsa përmendi rastin e Lulzim Bashës, i cili, sipas avokatit, nuk merr më ftesa nga SHBA.

“Ambasadorja në 30 janar ka pritjen zyrtare që prezantohet në Shqipëri dhe ata do të shkojnë me formula të mbaruara. SPAK është një instrument kërbaç i Edi Ramës në duart e tij. Tërmeti ra në Durrës, shkojnë dhe arrestojnë në Farkë. Këtë e bëjnë për të rehabilituar reformën e Soros që ambasadorja të thotë ja, reforma po funksionoka, opozita besoka te SPAK.

Kemi një formulë zgjedhore përballë ambasadores. Ne duhet të denoncojmë skemat e manipulimit që këta po bëjnë. Paniku që i ka zënë këta duket edhe tek legjislacioni, jemi përballë një situate kur kjo klasë politike është bërë bashkë për të shpëtuar nga diskreditimi i SHBA sepse kjo është një klasë politike antiamerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here