Vinte baste sportive nëpërmjet celularit – Arrestohet pronari i lokalit

0
162

Policia e Shtetit ka njoftuar se është arrestuar pronari i një lokali i cili vijonte ende të ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas njoftimit specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, V. M., 43 vjeç, banues në Korçë.

Policia bën me dije se arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në pronësi tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës “Samsung”, i cili përdorej nga ky shtetas për vendosjen e basteve sportive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here