Klea Huta dhe Elgit Doda i kanë dhënë fund beqarisë. Ata janë martuar në fshehtësi dhe lajmin sapo e kanë bërë të ditur në rrjete sociale.
Që të dy, kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në shkretëtirën e Marok.
“Unë thashë po, faleminderit që ekziston”, shkruan Elgiti duke qeshur, krahas fotos ku Klea shfaqet e veshur me fustan të bardhë.
Ndërkohë Klea ka postuar disa foto me vello ku duket shumë bukur.