Meta me ambasadoren Yuri Kim: Së bashku të ecim përpara! SHBA, partner strategjik i pazëvedësueshëm…

0
164

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim i prezantoi letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta sot në mëngjes.

Pas ceremonisë, Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, thuhet në një postim të Ambasadës së SHBA-së në faqen zyrtare në Facebook.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim të përzemërt Ambasadoren e re të SHBA, Sh.S.Znj Yuri Kim, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadoren Kim dhe e siguroi për mbështetje të plotë në realizimin me sukses të misionit të saj në Shqipëri, në interes të forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.
“SHBA janë një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi”, – theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e Tij të plotë për forcimin e rolit të Shqipërisë, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit dhe orientimin e tij euro-atlantik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here