Mustafa vlerëson angazhimin e Hungarisë për Kosovën

0
184

Isa MustafaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,priti sot në një takim pune Sekretarin shtetëror të Ministrisë së Drejtësisë të Hungarisë, Barna Berke.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa e informoi Berken për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin, mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën integruese evropiane si dhe reformat thelbësore në shumë fusha të jetës.

Njëherazi, kryeministri Mustafa vlerësoi lart bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës e Hungarisë, duke veçuar  Marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike, të nënshkruar para pak ditësh ndërmjet ministrive të drejtësisë së dy vendeve.

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë të Hungarisë, Barna Berke, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar lart bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here