Vedat Muriqi mund të jetë futbollisti i ri i Manchester United.
Këtë e konfirmon portali turk “Fotospor”, që zbulon se “djajtë e kuq” kanë kontaktuar agjentin e Muriqit, Haluk Canatar për të mësuar nëse lojtari dëshiron të transferohet në “Old Trafford”.
“Kanarinat e Verdha” e vlerësojnë sulmuesin pasi vlen 20 milionë euro, por nuk duan ta shesin atë në janar. Muriqi ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 20 paraqitje për Fenerbahce në të gjitha garat këtë sezon.
25-vjeçari iu bashkua Fenerbahce në një transferim prej 3.15 milionë euro nga Rizespor gjatë verës dhe ka edhe tre vjet të tjerë në kontratën e tij. Ndërkohë, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka shënuar 8 gola në 23 ndeshje me “dardanët”.
Në garë për Muriqin është edhe klubi tjetër i Premier League, Tottenham Hotspur.