Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka humbur njeriun e shtrenjtë, babain e saj. Është vetë ish-deputetja e LSI-së, e cila ka bërë publik lajmin e ndarjes nga jeta, përmes një fotoje familjare. Teksa e quan heroin e saj, Gjosha pyet veten nëse do ta arrijë që të shërohet nga kjo plagë e madhe.
Postimi i plotë
Dua te te kujtoj keshtu sic je ketu, ne diten me te lumtur te jetes tende. Sot fatkeqësisht ti ke bere eklips ne zemren time. Per mua koha ka ndalur dhe shpirti eshte vrare aq shume sa nuk di se si do arrij te sherohet. Ti je heroi im, modeli me i mire qe une mora ne jete. Jam krenare per ty babi im. Zot sa me mungon, edhe pse ke vetem pak ore qe je ndare nga kjo jete.