TË BUKURAT E FERMAVE, TË MINIERAVE… TË SANREMOS

0
132

Nga Safik Bejko

Kam punuar 8 vjet në punë krahu në kohën e komunizmit. Dy vjet (1967-69) punova si ushtar në brigadë pune. Para se të shkoja ushtar-punëtor në fermën e Kongrazhdit, Burrel, ku me kazmë e lopatë hapja tokë të re, kisha qenë drejtor shkolle në Syzes, Berat. Isha me arsim të lartë. Në gazeta botoheshin shkrime dhe poezi të miat që nga janari i vitit 1965. Edhe duke qenë ushtar pune, më 1968, në konkursin e 25-vjetorit të ushtrisë (ushtri e themeluar më 10 korrik 1943, siç!), fitova çmimin e parë për një cikël me poezi. Me që isha ushtar pune, këtë çmim ma kthyen në të dytë. Çmimin tim të parë ia dhanë një oficeri poet, studiuar në Bashkimin e madh Sovjet. Pse i them këto më lart? Se dua të bëj një dëshmi të besueshme. Të dëshmoj gjëra që i kam parë me sytë e mi. Në fermat bujqësore atëherë kishte shumë vajza të bukura, aq të bukura sa t’u merrje kokën, siç thuhet. Vajza që ushqeheshin me bukë e gjizë dhe me qepë. Pasi i kishte bërë aq të bukura sa të merrnin sytë, këtë ushqim u jepte Shqipëria: bukë me ujë, me pak vaj e sheqer. Bukë varfërie për ato… aq të bukurat, sa duhet të mbuloheshin përsipër me perla e me diamantë. Ne poetët u kemi bërë poezi, kemi vuajtur për to, u kemi kënduar me fjalë të bukura … mbase ua kemi ditur vlerën. Shqipëria e merrte nusen “jo për sisë, po për punët e shtëpisë” (Çajupi). Nusja për traditë ishte një krahë pune më tepër,.. ka shkruar një etnografe e shquar, anglezja e bukur, e famshmja Margaret Hazlluk e cila që nga viti 1925 ka jetuar mbi 10 vjet në Elbasan. Edhe një dëshmi tjetër. Nga 1974-1980 punova në minierën e qymyrgurit Memaliaj. Memaliaj atëherë ishte një qytet me gati 10 mijë banorë. Gjysmat femra. Ku punonin? Në minierë. Në fermë. Me ligjet e kohës puna ishte detyrë. I papuni shpallej armik, parazit. Dënohej. Edhe nusja, ditën tretë pas martesës… në punë. Miniera e Memaliajt kishte vajza dhe nuse të bukura, sa “t’u merrje kokën”… Po atyre të bukurave, përpara vellos së bardhë të martesës, që nga mosha 18-vjeçare u kishte rënë sipër vellua e zezë e qymyrit të minierës…atje ku ishin të deyruara të punonin. Dhe disa prej tyre… të bukura. Shumë të bukura! Sot, prej dhjetra vitesh, femra jonë është… prostitutë që prindërve (krejt Shqipërisë me remitanca) u ka sjellë para… Sot gruaja është e papunë… ose me punë që atë e nënvlerësojnë si njeri, si gjini. Femra shqiptare sot është edhe yll në universitete a në banka ndërkombëtare. Sot femra shqiptare është nëpunëse, profesioniste shumë e zonja në punë të larta e të rëndësishme… mjeke, publiciste, profesore… deri deputete, ministre… etj. Por… Sot gruaja është dhe diçka tjetër: është femër e bukur. Pikë. Vetëm femër e bukur. Kaq i mjafton. Mbase ne nuk e kuptojmë a mbase nuk e dëshirojmë,… ose mbase ende nuk kemi aparat thithës në tru që ta kuptojmë. E bukura është e Bukur. E bukura është vlerë absolute dhe nuk ka nevojë t’i shtosh asnjë atribut tjetër Ja! Femra jonë, shqiptarja jonë, u stolis me fustane, me diamante qindra mijë eurosh, dhe me imazhin e Alketa Vejsiut u ngjit, mori në dorë në pak kohë skenën e Sanremos. Skenën e atij Festivali ku, veç të tjerash, duhet të shfaqesh me luksin, elegancën, finesën e zgjedhur e më të shkëlqyer për kohën kur jetojmë, shkurt, të jesh yll në nivelin e një vendi të kulturuar, të madh e të pasur, siç është Italia. Këtë e arriti femra shqiptare me imazhin Alketa Vejsiu. Bukur. Kjo është ngjarje për një vend si yni. Një vend që e ka çmuar si vlerë femrën me kallo në duar, nusen krah pune, atë me kominoshe (kaltëroshe), atë që shkëlqen e mbuluar me bajga lopësh … “Nën bark të lopës ti nge kokën,/ gishti të shpëton nga sisa e saj” …. Shkruante në real socializëm për të bukurën në bark të lopës poeti Dritero Agolli Këto ditë një gazetar i njohur yni dhe një ish-ministre kulture e morën në shenjë, e tallën keq atë Amadeusin e Sanremos se ai na e solli dhe e përsolli nëpër gojë për gati 2 minuta emrin e një femre të re, të zgjedhur prej tij si shoqëruese. Pse e rrotulloi aq shumë nëpër gojë këtë grua, sa këtyre tanëve hiç nuk u pëlqeu? Vetëm se ajo është e buku? Po, po, tha Amadeus: ajo është e bukur, është shumë e bukur, është simpatike, po është tërheqëse, është magnetike, është yll, është e bukura e qiellit mbi tokë… etj etj. Këto lavdërime, vetëm për një cilësi, për një tipar kryesor të femrës, tipar themelor të lavdëruar në shekuj nga kënga dhe vallja shqiptare (Sa bukur na ka dalë nusja/ e bukur për bukuri/ marshaallah…) këta tanët i merrnin si fyerje, si seksizëm… e ku di unë çfarë tjetër. Duhet ta marrim vesh një herë e përgjithmonë. Dhe ta ngulim mirë në tru: E bukura është vlerë më vete. E bukura është dhurata më e madhe te një grua. E bukura është cilësia më parësore te një vepër arti, muzikë, pikturë, skulpturë, poezi, prozë. E bukura çmohet në vetvete, për atë që është, jo për tjetër gjë. E bukura çmohet nga ata që nuk e shohin tjetrin, sidomos femrën, si krah pune. Dhe një grua e bukur merr edhe më shu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here